Goditi portierin në fushë, dënim shembullor për babain e binjakëve Stiven dhe Kristian Shpendit

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 14:24 | Futboll

Goditi portierin në fushë, dënim shembullor për babain e

Babai i futbollistëve binjakë shqiptarë, Stiven dhe Kristian, Liman Shpendi u fut në fushë dhe goditi me grusht portierin e Olbias, Filipo Rinaldi, teksa video e kësaj ngjarjeje u bë virale.

Portieri gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar, Kristian Shpendi, dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i përmbante nervat.

Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tri vite nga impiantet sportive.

Në këtë formë, për tri vitet e ardhshme, Liman Shpendi, është i detyruar që djemtë e tij, Kristian Shpendi pjesë e Çezenas dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni, pasi në tribuna do ta ketë të pamundur.

Të dy futbollistët janë pjesë e Kombëtares shqiptare U-21. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos