Fiorentina siguron kualifikimin, mund me penallti Bologna

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 01:02 | Futboll

Fiorentina siguron kualifikimin, mund me penallti Bologna

Fiorentina është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë. Ekipi i drejtuar nga Vincenzo Italiano mundi me penallti surprizën e këtij sezoni në Itali, Bolonjën dhe siguroi një vend mes katër më të mirëve.

Një ndeshje e luftuar e veçanërisht nga Bolonja që përveç rasteve të shumta, goditi dhe shtyllën me Zirkzee.

Megjithatë, koha e rregullt dhe shtesa nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Aty vjollcët i shënuan 5 herë ndërsa te Bolonja gabuan me Posh. Kaq mjaftoi që Fiorentina të kualifikohej më tej dhe tani të përballet me fituesin e çiftit Milan-Atalanta. 

A2 CNN Livestream

A2 Business