Rubin Hebaj fitoi çmimin si “Lojtari më i Mirë” në Uzbekistan për vitin 2023. Sulmuesi shqiptar e tërhoqi trofeun e rëndësishëm individual në ceremoninë e zhvilluar, ku u dhanë vlerësimet për lojtarët e Superligës së vendit aziatik.
Hebaj ka shkëlqyer me skuadrën e Andizhan, ku në 24 ndeshje të luajtura gjatë këtij viti ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 2 asist.
Falë kontributit të 25-vjeçarit, i cili është i dyti në klasifikimin e golashënuesve, ekipi ndodhet në vendin e shtatë në renditje. (A2 Televizion)