“Unë besoj!” Sylvinho: Kemi qenë në grup edhe me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2024, 13:46 | Futboll

“Unë besoj!” Sylvinho: Kemi qenë në grup edhe me

Trajneri brazilian i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur pas hedhjes së shortit për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, ku kuqezinjtë janë renditur në grupit K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri tha se e priste një grup të tillë të vështirë pasi ndodheshim në vazon e tretë dhe 2 ekipet e para në grup do të ishin më të forta në letër, shkruan A2.

“E prisja. Janë skuadra të forta. Grup i fortë. Ishim në vazon e tretë dhe e prisnim që e para dhe e dyta do të ishin skuadra të forta. Është një kompeticion shumë i shpejtë. Për ne çdo garë do të jetë finale. Ne kemi një ëndërr për të shkuar përpara”, tha trajneri.

Më tej, Sylvinho foli edhe për dy përballjet që do të kemi me Serbinë, duke theksuar se historia ka vendin e saj, por kuqezinjtë do të futen për të luajtur futboll.

“Është një garë si të tjerat, por kjo ka një histori pas, por ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe për të bërë gjëra të bukura. Megjithatë, historia është shumë e rëndësishme. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, por ne jemi këtu për të luajtur futboll”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos