Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Kukësi befason Vllazninë, Erzeni barazon me Laçin

Nga Erald Kodhelaj
27 Tetor 2023, 18:57 | Futboll

Kukësi befason Vllazninë, Erzeni barazon me Laçin

Kukësi vijon ngritjen, pas startit katastrofik të sezonit. Verilindorët befasuan edhe Vllazninë, duke fituar 1 me 0 ndeshjen që hapi javën e 10-të të kampionatit.

Edhe pse luajtën për një pjesë loje në inferioritet numerik, kuksianët triumfuan pas golit të Rashitit në minutat e fundit dhe regjistruan suksesin e tretë në katër ndeshjet e fundit.

Sfida tjetër e së premtes ndërmjet Erzenit dhe Laçit përfundoi në barazim pa gola. Skuadrat u kënaqen me nga një pikë, pas humbjeve në javën e fundit. Laçi mbetet përkohësisht në vendin e tretë në renditje me 14 pikë, teksa Erzeni i vendit të tetë ka 12 pikë, ç'ka konfirmon ngjeshjen e pazakontë të kampionatit, ku të gjithë ekipet janë në garë për Europën, por edhe të rrezikuar nga zona e rënies nga kategoria.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani