Mbrëmja gala e KOKSH, sporti nderon më të mirët e vitit 2024

Nga Dea Kozma
10 Janar 2025, 15:19 | Sporte të tjera

Sporti nderon më të mirët e vitit 2024. Në një mbrëmje gala të Komitetit Olimpik, të gjithë atletët elitarë u vlerësuan me trofe për arritjet në disiplina të ndryshme sportive. Nga mundja që solli medaljet e para olimpike për Shqipërinë, te peshëngritja, boksi, bilardo e për të vijuar te Lara Kulturi që për herë të parë i dha Shqipërisë dy podiume në botëror.

I pranishëm në këtë mbrëmje gala ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili premtoi më shumë shpërblime për sportistët elitarë.

“Duke sjellë rritje kontributin financiar për Komitetin do ta rrisim më tutje. Më shumë kampionë në vitet në vijim, që është një hall më vete për buxhetin sepse kemi marrë përsipër mbështetje specifike për kampionët, por të jeni të sigurt që ne do të qëndrojmë në këmbë me dinjitet dhe do t’i përgjigjemi të gjithë angazhimeve të marra për të gjithë sportistët elitarë”, u shpreh Rama.

Sporti do të mbetet në qendër të vëmendjes dhe për vitin 2025. Kështu është shprehur ministrja Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në total Komiteti Olimpik vlerësoi 19 sportistë  nga 11 disiplina të ndryshme sportive (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos