Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

NBA, Joel Embiid shkruan historinë e Philadelfia 76ers

Nga Erald Kodhelaj
23 Janar 2024, 17:34 | Sporte të tjera

NBA, Joel Embiid shkruan historinë e Philadelfia 76ers

NBA dhuroi një mbrëmje magjike, me rezultate të jashtëzakonshme dhe paraqitje spektakolare.

Në qendër të gjithçkaje ishte Joel Embiid. Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar realizoi 70 pikë në fitoren 133-123 që Philadelfia regjistroi përballë San Antonios. Bëhet fjalë për numrin më të lartë të pikëve të realizuara në histori nga një basketbollist i 76-ers.

Paraqitjes së jashtëzakonshme, Embiid i shtoi edhe 5 asist dhe 18 topa të rikuperuar nën tabelë.

Philadelfia regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në sezonin e rregullt dhe mbetet në vendin e tretë në renditjen e Konferencës së Lindjes.

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani