Partizani-Tirana, derbi ndërmjet pretendentëve për Kupën në volejboll

Nga Dea Kozma
10 Nëntor 2023, 12:52 | Sporte të tjera

Tirana e volejbollit për meshkuj edhe këtë sezon është e ndërtuar për objektiva maksimale. Bardheblutë po dominojnë në parket, ndërsa skuadrës i janë shtuar dhe tre lojtarë të huaj që mund të bëjnë diferencën me ekipet e tjera.

Këtë javë, djemtë e Arben Sakos përballen me Partizanin në derbin e kryeqytetit. Në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë, trajneri bardheblu thekson se pavarësisht rivalitetit, ekipi bardheblu gjithmonë futet në lojë për ta fituar ndeshjen.

Edhe kapiteni i skuadrës, Ledion Martiro, u shpreh se ambiciet e Tiranës edhe këtë sezon mbeten të njëjta, të japë maksimumin dhe të fitojë çdo trofe. 

Derbi Partizani-Tirana luhet këtë të shtunë, në orën 17:00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos