Studimi i Cambridge befason, mjaftojnë 11 minuta ecje të shpejtë për të parandaluar 10% të vdekjeve

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 10:18 | Lifestyle
Studimi i Cambridge befason, mjaftojnë 11 minuta ecje të shpejtë

Të gjithë e dinë se aktiviteti fizik bën mirë për shëndetin. Por shumë pak e dinë që për aktivitet fizik shpeshherë nuk nënkuptohet përfundimi i një maratone ose orë të tëra në palestër, por edhe aktivitete shumë më të moderuara, dhe të mundshme për çdonjërin.

Madje janë të shumta studimet që tregojnë se pikërisht këto aktivitete, si ecja e shpejtë për disa minuta, një punë fizike në shtëpi, biçikleta, kërcimi, ose edhe thjesht një ekskursion, mund të kenë benefite më të mëdha sesa aktiviteti sportiv që çon organizmin në limite.

Por një studim i universitetit prestigjioz të Cambridge, ndoshta më i rëndësishmi në këtë fushë dhe i botuar në gazetën shkencore British Journal of Sport Medicine, jep edhe një dimension kohor që befason.

Sipas studiuesve, për shembull, do të mjaftonte një ecje e shpejtë jo më shumë se 11-minutëshe, çdo ditë, për të parandaluar 10% e të gjitha vdekjeve të parakohshme.

Ky lloj aktiviteti duket sikur është "ilaçi" më i mirë kundër disa tipologjish sëmundjeje. Thjesht 75 minuta aktivitet fizik i moderuar në javë, sipas studiuesve ka ndikuar në uljen e rrezikut për vdekje të sëmundjeve kardiake me 17%, dhe me të paktën 7% atë për disa tipologji kanceri, si dhe për leuceminë.

Statistikat përmirësohen edhe më shumë në qoftë se marrim parasysh 150 minuta aktivitet fizik në javë, që sipas studiuesve parandalon 1 vdekje të parakohshme çdo 6 të tilla.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi