Situtatë e vështirë edhe në Kroaci, ku zonat bregdetare dhe ato veriore të vendit u përmbytën si pasoje e reshjeve të dendura.
Një operacion pastrimi nisi të shtunën në qytetin buzë Adriatikut, Umag, pasi erërat e fuqishme rrezuan pemët, thyen xhamat e dritareve, përmbysën varkat dhe dëmtuan çatitë e banesave.
Zjarrfikësit ndihmuan në riparimin e çative dhe nxjerrjen jashtë të ujit në shtëpitë e përmbytura.
Nuk pati raportime për të lënduar, por qarkullimi detar u bllokua për shkak të stuhisë. (A2 Televizion)