Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian në dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, tha se sulmi në Banjskë të Kosovës nuk ishte aksidental dhe se ka ndryshuar shumë gjëra në tryezën e negociatave. Duke folur në një event, ai mbështeti heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës, ndërsa paralajmëroi pasoja për përgjegjësit e agresionit të 24 shtatorit. (A2 Televizion)