“Superleku” vijon revanshin, pas një jave në rritje, euro i rikthehet rënies

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 12:43 | Ekonomi
“Superleku” vijon revanshin, pas një jave në rritje, euro

Pas një jave në forcim e sipër, euro e ka nisur javën “me të kuqe”. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro po këmbehet për 107.97 lekë, duke u zhvlerësuar me 0.22 pikë.

Valuta europiane ndërkohë po blihet për 107.62 lekë dhe po shitet për 108.32 lekë. Agjentë të tregut valutor e lidhin rikthimin e ecurisë rënëse të euros me sasinë e lartë të saj të futur gjatë fundjavës, si pasojë edhe e turistëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos