Euro vijon forcimin, valuta europiane i afrohet kufirit të 110 lekëve

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 16:04 | Ekonomi
Euro vijon forcimin, valuta europiane i afrohet kufirit të 110 lekëve

Euro e mbyll javën pozitivisht. Pas gati një muaj në rënie, valuta europiane vijon të rimëkëmbet për të gjashtën ditë me radhë.

Aktualisht euro po këmbehet për 108.19 lekë duke u forcuar me 0.32 pikë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë euro po shitet për 108.6 dhe po blihet për 107.78 lekë. Agjentë nga tregu valutor paralajmërojnë ndërkohë se forcimi i euros do të jetë i përkohshëm.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri