Autoritetet japoneze kanë urdhëruar evakuimin e mbi 8 milionë banorëve në rajonet jugore dhe perëndimore të vendit për shkak të tajfunit Nanmadol, i cili konsiderohet si një ndër më të fuqishmit që ka goditur vendin.
Momentalisht, tajfuni me erëra deri në 250 km në orë dhe shira të dendur, ka goditur rajonin e Kyushu.
Agjencia Meteorologjike Japoneze paralajmëron banorët të kenë kujdes nga era, e cila pritet të bëhet edhe më e fortë.
Nanmadol është stuhia e 14-të gjatë këtij viti, që qendra e përbashkët për paralajmërimin e tajfuneve të marinës amerikane e klasifikon si supertajfun. (A2 Televizion)