Tërmet i fuqishëm në Japoni, nuk ka alarm për tsunami

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 09:21 | Bota
Tërmet i fuqishëm në Japoni, nuk ka alarm për tsunami

Një lëkundje e fortë sizmike me magnitudë 6.3 Rihter është regjistruar mëngjesin e së premtes në Japoni, duke shkaktuar panik te banorët.

Epiqendra e tërmetit të fortë është regjistruar në rajonin Ishikawa, teksa nuk raportohen dëme.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, thellësia fokale e tërmetit është vlerësuar 40 km.

Për momentin nuk ka paralajmërim për tsunami.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani