Çështja e emigrantëve, “mollë sherri” mes Italisë e Francës

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 20:47 | Bota
Çështja e emigrantëve, “mollë sherri” mes

Çështja e emigrantëve është kthyer në qendër të debatit mes Italisë dhe Francës. Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin ka akuzuar kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke e quajtur atë "të paaftë për të zgjidhur problemet e migracionit për të cilat ajo u zgjodh".

Sipas politikanit francez, liderja e Fratelli d'Italia, është si Marine Le Pen.

“Është si Marine Le Pen, do ta shihni atë. Ka një ves në ekstremin e djathtë dhe ai është të gënjesh popullatën”, deklaroi Darmanin. Ministri më pas tha se ishte në favor të krijimit të një "force kufitare", të shpallur në fund të prillit nga kryeministrja franceze Elisabeth Borne dhe që sipas tij  funksionon shumë mirë në Australi.

Pas deklaratave të Darmaninit, ministri i Jashtëm italian anulon vizitën e tij në Itali, ku do të takohej me homologen e tij Catherine Colonna dhe u quan ofendime të paparanueshme deklarata e ministrit francez.

“Fjalët e shprehura nga ministri i Brendshëm francez janë të papranueshme. Kjo nuk është fryma në të cilën duhen përballur sfidat e përbashkëta evropiane”, shkroi në Tëitter zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Tajani, duke anuluar vizitën në Paris.

Ndërsa në një deklaratë për mediat i ka cilësuar deklarata e ministrit francez një thikë pas shpine

“Ministri i Brendshëm francez bëri deklarata të pakuptueshme dhe të papranueshme, një goditje me thikë pas shpine, sepse klima ishte absolutisht pozitive dhe unë isha ftuar nga kolegia ime Colonna për të studiuar se çfarë mund të bënim së bashku. Nuk mund ta pranoja që të fyhej Italia. Një ministër i Brendshëm i një vendi të madh duhet të reflektojë para se të flasë. Prisja një deklaratë faljeje për qeverinë italiane", deklaroi zv.kryeministri në Tg4.

Nga Parisi shpresojnë se vizita do të riplanifikohet shpejt. “Unë fola me kolegun tim Tajani në telefon. I thashë se marrëdhënia midis Italisë dhe Francës është e bazuar në respektin e ndërsjellë, mes dy vendeve tona dhe midis liderëve të tyre. Shpresoj që së shpejti të mund ta mirëpres në Paris", shkroi ministrja Colonna, e cila duhej të priste homologun e tij italian në Quai d'Orsay përpara se vizita të anulohej për shkak të fjalëve të Darmanin.

Për këtë incident diplomatik ka reaguar edhe opozita italiane e cila thekson se ministrat francezë dhe të jashtëm nuk duhet të lejohen të ndërhyjnë në punët e Italisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024