Borrell, thirrje Rusisë: Mos e përdorini “sulmin në Kremlin” si justifikim për të përshkallëzuar luftën

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 16:52 | Bota
Borrell, thirrje Rusisë: Mos e përdorini “sulmin në

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell e ka paralajmëruar Moskën të enjten që të mos e përdorë “sulmin e pretenduar” me dron për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

Të gjithë ne i bëjmë thirrje Rusisë që të mos e përdorë sulmin e pretenduar për të vijuar me përshkallëzimin e luftës,” citohet të jetë shprehur Borrell për gazetarët ndërsa bëhej gati që të merrte pjesë në një mbledhje në Bruksel.

Borrell tha se shqetësimi i BE-së është që “sulmi” mund të përdoret si justifikim për të rekrutuar njerëz të tjerë, më shumë ushtarë dhe të bëjë më shumë sulme ndaj Ukrainës.

“E dëgjova Presidentin Zelensky, ai e tha qartë që Ukraina nuk është e përfshirë në sulm, dhe që ata po mbrojnë vendin e tyre, por po luftojnë në tokën e tyre dhe nuk po sulmojnë në tokën ruse.”

Megjithatë, kujtojmë se Rusia për thuajse gjithë luftën që po luftohet në Ukrainë thotë se po zhvillohet në tokën e saj. Kjo pasi aneksoi katër rajone pjesërisht të pushtuara të vendit, vitin që shkoi.

Me herët gjatë kësaj jave, Kremlini akuzoi Gjermaninë se ka lejuar që Armët që i dërgoi Ukrainës të përdoren në tokë ruse, pasi ato po përdoren në rajonin Donbas.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu