
Ekipit të një anijeje i është dashur që të futet në aksion për të shpëtuar dy turiste të cilat përfunduan në ujë bashkë me makinën me të cilën po lëviznin.
Incidenti ka ndodhur në Portin Honokohau në Kailua-Kona, Hawaii. Në videon e filmuar nga Christie Hutchinson shihet ekuipazhi i anijes që hidhen në ujë për të arritur te shoferja dhe pasagjerja në mënyrë që t’i ndihmonin për të dalë nga makina përpara se situata të bëhej dramatike.
Dy burra u përpoqën që të vendosnin një litar në pjesën e makinës për ta shpëtuar, por tentativat e tyre shkuan dëm pasi pas disa minutash automjeti u fundos. Sipas dëshmitarëve, turistët përfunduan në ujë duke ndjekur udhëzimet e GPS-it.
Siç shihet edhe nga pamjet në fillim ekuipazhi i anijes ndihmoi shoferen për të dalë nga dritarja e makinës dhe më pas u ndihmua pasagjerja, e cila ishte motra e shoferes. (A2 Televizion)