Theu heshtjen zgjedhore, Partia Socialiste kërkon masa ndaj Belind Këlliçit

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 16:21 | Politikë
Theu heshtjen zgjedhore, Partia Socialiste kërkon masa ndaj Belind

Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhje që të marrë masa ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, Belind Këlliçi, i cili sipas saj ka thyer heshtjen zgjedhor.

Në letrën drejtuar KQZ, Partia Socialiste pretendon se në daljen e fundit publike, Këlliçi e ka lidhur apelin e tij për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale të bëra gjatë fushatës.

Për këtë arsye, PS i bën thirrje KQZ që të mos lejojë që veprime të tilla të përsëriten më, bazuar në ligjet e Kodit Zgjedhor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos