Thirrja e Ministres së Arsimit: Studentë dhe pedagogë, vaksinohuni para se të hyni në auditorë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 19:49 | Aktualitet
Thirrja e Ministres së Arsimit: Studentë dhe pedagogë,

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u rikujtoi edhe një herë studentëve dhe pedagogëve se duhet të jenë të vaksinuar, para se të hyjnë në auditorë, në datën 11 tetor.

Sipas Kushit, bërja periodikisht e testimeve PCR është një opsion, por se vaksinimi është zgjidhja më e mirë.

“Dua t’iu rikujtoj edhe njëherë vendimin e ekspertëve të shëndetësisë. Të gjithë studentët dhe pedagogët do të jenë të mirëpritur të hyjnë në auditorë, për të zhvilluar normalisht jetën universitare, pasi të kenë dorëzuar certifikatën e vaksinimit e natyrisht duke respektuar të gjitha protokollet e nevojshme shëndetësore. Testi periodik i PCR mund të jetë një opsion i pranueshëm, por unë iu rekomandoj me shumë këmbëngulje vaksinimin si zgjidhjen më të mirë për të gjithë ne”, u shpreh ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos