Tirana rimerr kreun, Laçi zgjohet tepër vonë dhe tashmë rrezikon

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 19:17 | Futboll

Falë një pjese të parë mbresëlënëse Tirana mposht me rezultatin 3-2 Laçin duke e “zhytur” atë në zonën për mbijetesë.

Protagonist i 45 minutave të para ishte pa dyshim Florent Hasani. Ai zhbllokoi rezultatin në minutën 5 dhe dyfishoi rezultatin në të 19-tin pas një aksioni të shkëlqyer të tij.

Goli i dytë i Hasanit

Goli i Lulaj në sekondat shtesë duket sikur do ta bënin thjesht formale pjesën e dytë, por kurbinasit filluan të marrin iniciativën e lojës, duke shkurtuar diferencën me një penallti të realizuar nga Guindo. Laçi shton presionin por tund serish rrjetën e Bekajt tepër vonë, me realizimin e Ujkës.

Me këtë fitore, dhe barazimin e Partizanit me Vllazninë, Tirana ruan vendin e parë me 43 pikë dhe Laçi renditet në vendin e 8-të me 30 pikë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/11/ndodh-gjithcka-ne-8-minuta-partizani-ngec-ne-shkoder/

A2 CNN Livestream

Latest Videos