Vllaznia pezullon Latifin për duelin me Partizanin

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 15:10 | Futboll
Vllaznia pezullon Latifin për duelin me Partizanin

Për javë me radhë, në Shkodër e pritën të kthehej nga lëndimi. Por, tani që është gati, Liridon Latifi, do të mbetet sërish jashtë skuadrës.

Sulmuesi është pezulluar nga klubi i Vllaznisë dhe nuk do të japë kontributin në duelin e titullit me Partizanin.

Konfirmimi erdhi nga trajneri Mirel Josa në konferencën përpara ndeshjes. Vendimi u mor pasi në takimin me Teutën, 29-vjeçari nuk ishte në formacionin titullar dhe nuk pranoi të aktivizohej nga stoli.

Josa zbuloi se masat e marra nga klubi janë të karakterit “financiar” por lidhen edhe me “aktivizimin e Latifit në vazhdimësi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos