Tifozët e Eintracht nuk lejohen në stadium, kërkohet përjashtimi i Napolit

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 18:12 | Futboll
Tifozët e Eintracht nuk lejohen në stadium, kërkohet

Polemika dhe akuza përpara ndeshjes së kthimit ndërmjet Napolit dhe Eintracht Frankfurt në Champions League.

Gjithçka pas vendimit të ministrit të Brendshëm italian për të mos lejuar tifozët gjermanë që të jenë të pranishëm në stadiumin “Maradona”. Argumenti i dhënë nga autoritetet përtej Adriatikut lidhet me përplasjet ndërmjet dy tifozerive në ndeshjen e parë. Për më tepër që tifozët nga Frankfurti njihen si fanatikë të ekipit të tyre dhe udhëtojnë në numër tejet të lartë në trasferta.

Vendimi është cilësuar skandaloz në Gjermani, ku madje kërkojnë edhe përjashtimin e Napolit nga kupat. Sfida është programuar të luhet më datën 15 mars, me italianët që nisen nga avantazhi 2-0 i ndeshjes së parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos