Edhe Messi e Mbappe në dyshim... Eliminimi i radhës në Champions, përgatitet revolucion te PSG

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 18:08 | Futboll
Edhe Messi e Mbappe në dyshim... Eliminimi i radhës në Champions,

Dështimi i dytë me radhë në Champions. Investimet me emra të mëdhenj, nga Leo Messi te Neymar e Mbappe nuk i shërbyen Paris Saint Germantë arrinte lavdinë ndërkombëtare. Përballë Bayern u konfirmua se vetëm milionat e sheikëve nuk mjaftojnë për të ndërtuar një projekt dhe skuadër fituese.

Vetëm yjet nuk mjaftojnë dhe tashmë të gjithë janë në diskutim. E ardhmja e të gjithëve është e pasigurt. Duke nisur nga trajneri Galtier, për të vijuar me emrat e mëdhenj që luajnë në fushë. Drejtuesi i stolit është më i rrezikuari.

Presidenti Nasser Al-Khelaifi do të takohet me drejtuesit për të analizuar ecurinë e dobët dhe me gjasë për të marrë masat, me shkarkimin nga detyra që duket i paevitueshëm. Nëse ky skenar konfirmohet, në stol do të kthehet Thomas Tuchel, që përpara se ta largonit në prag të Krishtlindjeve të vitit 2020, kishte fituar dy tituj në Francë dhe luajti në finalen e Champions, ku u thye nga Bayerni.

Dyshime të forta ka edhe rreth Leo Messi. Në takimin e fundit ndërmjet babait të yllit argjentinas dhe drejtuesve të ekipit, nuk u arrit asnjë marrëveshje. Negociatat kanë mbetur pezull dhe sulmuesi deklaroi se tashmë është i përqendruar vetëm te titulli në Francë. Sipas “l'Equipe”,ndeshja në Mynih mund të jetë e fundit për Messin në Champions me fanellën e PSG.

Dyshime rreth qëndrimit në Paris ka edhe për Kylian Mbappé. Sulmuesi francez mbetet objektivi kryesor i Realit të Madridit. Lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur në Santiago Bernabeu dhe tashmë është i bindur se transferimi te Los Blancos është mënyra e vetme për të synuar suksesin në Champions.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024