Tjetër tërmet në Rumani, i 26-ti në 3 ditët e fundit

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 12:01 | Bota
Tjetër tërmet në Rumani, i 26-ti në 3 ditët e fundit

Rumania është goditur nga një tjetër tërmet, por me një magnitudë më të vogël se ai i para dy ditëve, që ishte me magnitudë 5,2.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,3. Epiqendra e tërmetit ishte 14 km larg qytetit Targu Jiu.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, Rumania është goditur nga disa tërmete, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 5,2.

Ky është tërmeti i 26-të në Rumani në 3 ditët e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos