
Era e fortë dhe dëbora mund të kenë shkaktuar vdekjen e dy barinjve të rinj në një fshat të Pukës.
Sipas burimeve, trupat e pajetë e shtetasve T.P 20 vjeç dhe K.M. 24 vjeç janë gjetur nga familjarët që po i kërkonin në një greminë në zonën e quajtur Maja e Pikave, jo larg Komanit. Dy të rinjtë banonin në fshatin Buzhalë.
Dy të rinjtë kishin dy ditë që kishin dalë në zonën malore për të gjetur bagëtitë e tyre. Era e fortë që ka karakterizuar atë zonën ditën e kaluar mund të ketë shtyrë djemtë drejt greminës, por ende forcat e policisë po punojnë për të sqaruar rrethanat. (A2 Televizion)