Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali këtë të dielë. I riu është mbytur tragjikisht në Baia Verde të Galiopolit, rreth orës 11:00 të paradites.
Mediat lokale në Leçe raportojnë se djaloshi Anxhelo Cara ra viktimë e detit në përpjekje për të shpëtuar të dashurën e tij.
19-vjeçari me banim në provincën e Barit ishte duke kaluar një fundjave relaksuese në plazh, por kur pa të dashurën e tij që rrezikonte të merrej nga rryma e detit Jon është zhytur menjëherë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë më në breg.
Mjetet e rojes bregdetare ndërhynë menjëherë, por i riu shqiptar u soll pa ndjenja në breg dhe mjekët që i dhanë ndihmën e parë e patën të pamundur ta mbanin në jetë.
Në të njëjtin plazh vetëm dje është evituar një tjetër tragjedi e mundshme e dy djemve të bllokuar në një shkëmb. (A2 Televizion)