Triko me "makineritë e Enverit", ish-punonjësja e trikotazhit nuk e tradhton profesionin

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 14:51 | Lifestyle
Triko me "makineritë e Enverit", ish-punonjësja e

Një profesion që e bën me dashuri, jo vetëm që nuk harrohet, por të ndihmon në pleqëri të ndihesh mirë si nga gjendja shëndetësore ashtu edhe ajo emocionale. Dhe kush ka dyshime për këtë, ka ish-punonjësen e trikotazhit, Natashën në Elbasan për ta vërtetuar.

Prej më shumë se 45 vitesh, Natasha vazhdon të punojë triko me makinën e saj, të cilën e ka marrë nga ish-trikotazhi, ku ka punuar në vitet e komunizmit.

Natasha tregon se ishte e vetmja nga disa dhjetëra shoqe të saj, që mbajti makinën e trikove dhe nuk e çoi në Metalurgjik për skrap. Dhe pas një jete të tërë, ky profesion i ka siguruar të ardhurat për vete dhe familjen në dy sisteme krejtësisht të kundërta, komunizmi dhe demokracia.

Natasha ka dhe një apel për vajzat e reja, ndërsa për vetë atë, ky profesion do ta shoqërojë derisa Zoti t'i japë forcë për të lëvizur duart dhe këmbët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024