Një shpërthim është dëgjuar mbrëmjen e së hënës në qendër të qytetit të Durrësit.
Paraprakisht, mendohet se bëhet fjalë për shpërthim tritoli pranë banesës së Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Nga ky shpërthim, nuk raportohen të lënduar.
Pas ngjarjes, Duka, dha një deklaratë të shkurtër për mediat. “E ka dëgjuar i gjithë Durrësi, vunë dinamit te dera e shtëpisë. Në banesë ishin djali dhe gruaja, unë sapo erdha. Nuk e di, uroj që të jetë rastësi”, tha Duka. “Fatmirësisht, nuk ka dëmtime në njerëz, porta është goxha larg nga banesa. Kamerat e hyrjes i kanë filmimet, duket një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi që hap e mbyll portën”, shtoi Presidenti i FSHF-së për mediat. (A2 Televizion)