Tritoli në derën e banesës së Armand Dukës, arrestohet autori i dyshuar

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 22:12 | Kronikë
Tritoli në derën e banesës së Armand Dukës, arrestohet

Është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse në derën e banesës e Armand Dukës, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Në pranga është vënë 34-vjeçari Arlen Hasanaj, banues në lagjen numër 4 të qytetit.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së Dukës, mbrëmjen e 24 janarit. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe u dëgjua në të gjithë zonën e qendrës së qytetit bregdetar. Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi gjatë ditës së hënë pati një përplasje të fortë mes Dukës, i cili synon mandatin e gjashtë në krye të FSHF, dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit është regjistruar në një takim me përfaqësues të shoqatës rajonale të futbollit të Tiranës, ku lobonte për kundërshtarët e Dukës në zgjedhjet e 6 marsit, ndërsa e ka akuzuar atë për vjedhje dhe shpërdorim të fondeve për futbollin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/25/momenti-kur-vendoset-tritoli-ne-banesen-e-presidentit-te-fshf-armand-duka/
https://a2news.com/2022/01/24/me-vune-dinamitin-te-dera-e-shtepise-duka-flet-pas-ngjarjes-se-rende/

A2 CNN Livestream

Latest Videos