“Më vunë dinamitin te dera e shtëpisë”, Duka flet pas ngjarjes së rëndë

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 23:03 | Kronikë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, dha një deklaratë të shkurtër për mediat pasi një sasi lënde shpërthyese iu vendos në derën e banesës së tij, mbrëmjen e së hënës.

“E ka dëgjuar i gjithë Durrësi, vunë dinamit te dera e shtëpisë. Në banesë ishin djali dhe gruaja, unë sapo erdha. Nuk e di, uroj që të jetë rastësi", tha Duka.

https://a2news.com/2022/01/24/meta-denoj-me-force-aktin-terrorist-ne-familjen-e-presidentit-te-fshf/

"Fatmirësisht, nuk ka dëmtime në njerëz, porta është goxha larg nga banesa. Kamerat e hyrjes i kanë filmimet, duket një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi që hap e mbyll portën”, shtoi Presidenti i FSHF-së për mediat. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/24/durres-shperthim-ne-qender-te-qytetit/
https://a2news.com/2022/01/24/shperthimi-ne-banesen-e-dukes-reagon-basha-strategji-tensioni-nga-degradimi-i-nje-pushteti-te-degraduar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos