Ngritën laborator për prodhimin e kriptomonedhave, lirohen 3 të arrestuarit

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 12:25 | Kronikë
Ngritën laborator për prodhimin e kriptomonedhave, lirohen 3 të

Gjykata e Durrësit ka liruar tre të rinjtë që u arrestuan dy ditë më parë nën akuzën e prodhimit të kriptovalutave. Gjyqtarja Flora Hasimi dha masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit Rramush Dumani, Ardian Çekiçi dhe Liserxhio Xhaferraj, të cilët do të hetohen në gjendje të lirë.

Pak ditë më parë, Policia sekuestroi dy kompanitë e prodhimit të kriptomonedhave, përkatësisht në Pjezë dhe në Fllakë të Shijakut, ndërsa vuri në pranga tre persona, përkatësisht Liserxhio Xhaferaj, Rramush Dumani dhe Ardian Çekiçi, si dhe u shpallën në kërkim E. H., M.Gj., E.H. dhe Th.Z, banues në Tiranë.

Ndaj tyre rëndonin veprat penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Në kuadër të operacionit “Kriptofarm”, u sekuestruan: 631 copë pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuterike për procesimin e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuterike për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë Hard disqe të jashtme, 71 copë pajisje elektronike për stabilizimin e temperaturave, pajisje elektronike për shpërndarjen e internetit, pajisje kompjuterike të lëvizshme dhe dokumente të ndryshme të subjekteve, fatura financiare, shënime të ndryshme etj.

Deri më tani, vlerësohet se për krijimin e këtij aktiviteti këta shtetas kanë shpenzuar rreth 1 milion euro. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/22/zbulohen-dy-laboratore-per-prodhimin-e-kriptovalutave-ne-fshatrat-e-shijakut-3-persona-ne-pranga/

A2 CNN Livestream

Latest Videos