Tronditet Kosova, 19-vjeçarit i shkrepet pistoleta e të atit polic, vdes në vend

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 16:48 | Kosova
Tronditet Kosova, 19-vjeçarit i shkrepet pistoleta e të atit polic,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën, pasi iu shkrep arma e zjarrit, teksa ndodhej në banesën e tij.

Policia e Kosovës bën me dije se arma i përkiste babait të 19-vjeçarit, i cili ishte zyrtar i policisë, dhe në kohën kur ka ndodhur ngjarja nuk ishte në detyrë.

“Lidhur me rastin njoftohet Prokurori i Shtetit dhe IPK (Inspektorati Policor i Kosovës), të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me zyrtarët të Sektorit Rajonal të Hetimeve  të DRP-se të Prizrenit, vazhdojnë hetimin e rastit të cilësuar si ‘ Vdekje e Dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos