Vaksinimi i detyruar i fëmijëve, Bino: Masa shkollave që lejojnë nxënësit pa kartela

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 14:59 | Sociale
Vaksinimi i detyruar i fëmijëve, Bino: Masa shkollave që

Shkollat private lejojnë regjistrimin e fëmijëve pa kartelën e vaksinimit. Shkelja ligjore denoncohet nga shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik. 

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Silva Bino i bën thirrje Inspektoratit Sanitar të marrë masat për çdo shkelje të konstatuar. Sipas ligjit për sëmundjet infektive dhe rregullores së Ministrisë së Arsimit, fëmijët nuk mund të regjistrohen në institucionet arsimore publike dhe private pa kryer vaksinat e detyruara sipas kalendarit.

Më herët, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, por edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin se pas pandemisë ka rënie të vaksinimit të fëmijëve veçanërisht ndaj vaksinës së fruth-rubeolës në moshën 1 dhe 5 vjeç.

Silva Bino kujton se pasojat e fruth-rubeolës janë shumë të rënda te fëmijët ndërsa thekson se vaksina kundër kësaj sëmundje nuk shkakton autizëm. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Delvina janë qytetet që kanë shënuar ulje të vaksinimit ndaj fruth rubeolës vitin e fundit.  Në rang vendi vaksinimi ndaj fruthit me një dozë ka rënë në 89% dhe me dy doza nën 95% nga mbi 98% që ishte mbulesa vaksinale në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos