Varianti Omicron, Franca vendos rregulla të reja për hyrjen e personave nga shtete jo anëtare të BE

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 10:20 | Aktualitet
Varianti Omicron, Franca vendos rregulla të reja për hyrjen e

Shfaqja e variantit Omicron të koronavirusit, ka bërë që Franca të ndryshojë rregullat për udhëtimet në vend, për shtetasit që vijnë nga vende joanëtare të Bashkimit Europian.

Ministria e Jashtme shqiptare, tha se duke nisur nga data 2 dhjetor, për udhëtimet nga vendet jashtë BE-së, lejohet hyrja në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore, vetëm të qytetarëve të cilët:

• Kanë kryer ciklin e vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna,AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield.

• Personat e vaksinuar, përveç certifikatës së vaksinimit, duhet të jenë të pajisur edhe me një test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit.

• Fëmijët 6 deri 18 vjeç të cilët janë të pavaksinuar, kur shoqërohen nga prindër të vaksinuar, mund të futen në territorin francez vetëm me test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit, pa pasur nevojë për arsye madhore.

Për personat e pavaksinuar me një nga vaksinat e mësipërme, autoritet franceze kërkojnë plotësimin e kritereve si më poshtë:

• Paraqitjen e një arsye madhore, sipas një formulari të caktuar.

• Një test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit.

• Angazhimin për t’u izoluar gjatë 7 ditëve pas mbërritjes në Francë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi