Vendimi për PD, përfaqësuesi i Berishës: KAS i dha Alibeajt diçka që s’e kishte kërkuar

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 15:15 | Politikë
Vendimi për PD, përfaqësuesi i Berishës: KAS i dha Alibeajt

Përfaqësuesi i grupimit të Sali Berishës në KQZ tha se KAS mori atributet e Gjykatës dhe i dha Enkelejd Alibeajt diçka që edhe ai nuk e kishte kërkuar, ndërsa e cilësoi skandaloz këtë vendim të KAS.

“Sot vendimi i KAS është në paligjshmëri të plotë. Sot KAS guxoi të marrë atributet e gjykatës që Gjykata nuk e ka bërë në një vit e gjysmë. Edhe vetë Enkelejd Alibeaj nuk e kishte kërkuar. Për ne kjo është një maskaradë. Do ta çojmë në Kolegj”, tha Ledio Nuraj.

Reagimi i Enkelejd Alibeaj:

“Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese. Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrëveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës.”

Reagimi i Gazment Bardhi

Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cënuar rëndë zgjedhjet!

https://a2news.com/2023/03/16/regjistrimi-i-pd-se-kas-deklarata-solemne-te-dorezohet-e-firmosur-nga-nenkryetari/
https://a2news.com/2023/03/16/kas-drite-jeshile-per-regjistrimin-ne-zgjedhje-alibeaj-ti-leme-menjane-merite-e-te-dalim-me-kandidate-te-perbashket/

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024