Vendoret, vëzhguesit ndërkombëtarë: Mungoi debati dhe programet lokale

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 15:32 | Aktualitet
Vendoret, vëzhguesit ndërkombëtarë: Mungoi debati dhe

Vëzhguesit ndërkombëtarë të këtyre zgjedhjeve vendore që u mbajtën të dielën kanë dhënë deklaratat e tyre të para lidhur me çështjet që kanë evidentuar gjatë punës në terren.

Kreu i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Stewart Dickson, një trupë e Këshillit të Europës, theksoi ndër të tjera si problematikën kryesore të këtyre zgjedhjeve rëndësinë e munguar ndaj lokalitetit.

Ndërsa theksoi se misioni që ai drejton ka qenë i pranishëm në qendra votimi e numërimi dhe ka folur me kandidatë dhe përfaqësues politikë, Dickson u shpreh se ajo që u konstatua ishte në tërësi një ditë e qetë dhe transparente zgjedhjesh.

Megjithatë, Stewart Dickson shtoi se disa problematika të ngritura nga “The Congress” mbeten të paadresuara: Përfaqësimi i ulët i grave si në garë ashtu edhe në administrimin e zgjedhjeve, mungesa e aksesibilitetit për persona me aftësi të kufizuara.

Dickson përmendi edhe problematikat dhe vonesat e shkaktuara nga mosfunksionimi i pajisjeve teknologjike në procesin e identifikimit apo votimit.

Këto çështje duhen parë me prioritet për të rritur besimin e votuesve.”

Përpos administrimit të zgjedhjeve, ndërkombëtarët sjellin në vëmendje si shqetësues nivelin e pjesëmarrjes në këto zgjidhje, si dhe mungesën e programeve lokale, me fokus te qytetari.

“Na vjen keq që çështjet lokale u lanë në hije nga një fushatë e polarizuar, kryesisht nga drejtuesit e partive në nivel kombëtar. Më lini të nënvizoj se zgjedhjet lokale janë për qytetarët që të vendosin me anë të votës, prioritetet e tyre për çështje lokale, që për fat të keq edhe në këto zgjedhje nuk ishin rasti.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos