"Vertiporti", një stacion për taksitë fluturuese në Dubai

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 15:38 | Teknologji

Firma e njohur arkitekturore në Britaninë e Madhe "Foster + Partners", ka gati konceptin për një terminal “vertiporti”. Në këtë terminal do të nisen dhe do të stacionohen mjete si taksi ajri, që pritet të lidhin vendndodhjet më popullore në Dubai duke ofruar udhëtim me shpejtësi të lartë dhe zero emetime.

Modeli është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë e fluturimeve të avancuara, Skyports Infrastructure. Po ashtu, ky është një projekt që ka mbështetjen e Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, sundimtarit të Dubait, sipas "Foster + Partners".

Stacioni pritet që të ndërtohet pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait dhe do të integrohet me rrjete ekzistuese aeroportesh si dhe qendrat e transportit përreth.

David Summerfield, drejtues i studios "Foster + Partners", sipas një njoftimi për shtyp, u shpreh: “Jemi të lumtur që kemi zhvilluar një koncept vertiporti për industrinë në zhvillim AAM, e cila do të transformojë mënyrën se si njerëzit udhëtojnë në Dubai."

Ai shtoi se vertiporti konceptual do të lidhej me DXB dhe metronë e Dubait, "për të ofruar udhëtim të qetë dhe pa ndotje në të gjithë qytetin për pasagjerët ndërkombëtarë dhe vendas".

Imazhet e publikuara nga "Foster + Partners" tregojnë terminalin e vendosur në një kuvertë të ngritur për të lehtësuar ngritjen dhe uljen e mjeteve fluturuese.

https://a2news.com/2022/09/16/mu-duk-vetja-si-te-star-wars-motori-fluturues-debuton-ne-shba/
https://a2news.com/2022/01/12/zgjidhja-per-shmangien-e-trafikut-supermakina-fluturuese/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu