Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

Vrasja në Vlorë, momenti i konfrontimit mes viktimës dhe autorit

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 15:42 | Kronikë

Një foto e kapur nga kamerat e sigurisë tregon momentin e sherrit mes Rei Metës dhe Armando Meshaut, në një kancelari në Vlorë, që përfundoi tragjikisht me vdekjet e Meshaut. Ky i fundit shihet që qëndron i ulur në karrige, ku sipas informacioneve zyrtare, po përpunonte disa dokumente, kur Meta i është afruar. Pasi janë konfrontuar me fjalë, Meta ka goditur Meshaun me grushte dhe ky i fundit ka vdekur në vend.

Për ngjarjen janë marrë në pyetje 10 persona gjatë 24 orëve të fundit, kryesisht dëshmitarë okularë, të cilat kanë parë konfliktin, por edhe familjarë si të viktimës dhe autorit. Dëshmitarët në polici kanë treguar rrjedhën e ngjarjes në fjalë, konfliktin si nisi dhe si u zhvillua, teksa familjarët kanë dëshmuar në polici në lidhje me konfliktin për një apartament, nëse kanë pasur apo jo dijeni.

I pyetur në polici pas arrestimit Rei Mete ka mbajtur një qëndrim të njëjtë duke treguar të njëjtin version të ngjarjes. Sipas burimeve të policisë, Mete ka thënë se nuk ka pasur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht, sipas tij, pasi të dy do të printonin disa dokumente.

Rei Meta rrëfen gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar. Meta gjithashtu ka treguar se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjeçari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet-kafesë, në momentin kur është rrëzuar rrjedhojë e grushteve. Sipas tij, vdekja e 55-vjeçarit pretendohet të jetë aksidentale.

Në anën tjetër, burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Meta fuste shpeshherë sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre, ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës. Mete kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrëveshjeve të mbante dhe ai përfitime. Në këtë rast, është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau e ka gjetur dakordësinë me palën e tretë. Mete pretendonte se viktima duhet t’i jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

https://a2news.com/2023/08/08/vrau-ndertuesin-me-grushte-rrefehet-autori-ishte-aksidentale-si-nderhynte-rei-mete-per-pronat/
https://a2news.com/2023/08/07/detaje-nga-vrasja-ne-vlore-djali-sekser-i-anetares-se-klp-u-konfliktua-me-viktimen-se-nuk-i-dha-apartamentin-shperblim/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli