Vrau dhe hodhi në përrua një 64-vjeçar pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, arrestohet imami turk

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 12:58 | Bota

Policia turke ka vënë në pranga një imam xhamie, pasi akuzohet se ka vrarë një person, i cili u gjet në një përrua një ditë më parë, në lagjen “Alaçam” të Samsunit.

Mësohet se trupi i pajetë i përkiste İsmail Ayan, 64 vjeç, të cilit iu konstatua një plagë me armë zjarri në trup, që i kishte shkaktuar edhe vdekjen.

Pas kryerjes së hetimeve përkatëse, policia doli në konkluzionin se, shkak për ngjarjen e rëndë, ishte një debat mes imamit dhe viktimës për çështjen e të ardhurave.

Ishte gruaja e viktimës, e cila bëri denoncimin në komisariat për krimin e rëndë, krim, të cilin e pranoi edhe vetë imami pasi u arrestua.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli