Xiaomi prezanton makinën e parë autonome, “dridhet” Tesla

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 20:24 | Teknologji

Marka kineze Xiaomi ka hyrë zyrtarisht edhe në tregun e automobilëve.

Lei Jun, drejtori ekzekutiv i Xiaomi, do të jetë edhe përgjegjësi i degës së prodhimit të makinave, ku do të punojnë rreth 300 persona dhe do të ketë një kapital prej 1,3 miliardë eurosh.

Qëllimi i Xiaomi është i qartë: prodhimi i një makine elektrike inteligjente, që do të jetë e përballueshme për publikun e gjerë.

“Kemi zgjedhur drejtimin autonom për të nisur aventurën tonë në botën e automobilëve. Do të na duhen dy vite testime për të nxjerrë në treg produktin që pritet nga ne”, theksoi drejtori ekzekutiv i Xiaomi.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi