Yjet që do të ndriçojnë “French Open”, nga "mbretëresha" e Tik Tok te vajza e Nedved

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 13:01 | Lifestyle

Sezoni i tenisit është kthyer në aktivitet të plotë dhe “French Open”, do të jetë eventi i parë që do të bashkojë të gjithë yjet, të cilët do të luftojnë për të ngritur trofeun e parë të verës në Roland Garros.

Ky do të jetë i pari “French Open” që nga viti 1992 pa legjendat e këtij sporti, Roger Federer dhe Rafael Nadal. Gjithashtu, dy yjeve në ngjitje si Marin Cilic dhe Nick Kyrgios u është dashur të tërhiqen nga lëndimi, njëjtë si Andy Murray.

Kjo e bën Novak Gjokoviçin favorit, megjithëse 20-vjeçari Carlos Alcaraz (numri 1 aktual i botës) është një nga ata që mund t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni.

Por përveç performancës së tenistëve, diçka tjetër do të ndriçojë Parisin dhe ajo është bukuria e partnereve të tyre.

Nga një yll i TikTok deri tek vajza e legjendës së Juventusit, Pavel Nedved dhe një modele mahnitëse argjentinase, fansat me shumë gjasë do t’i shkëpusin sytë nga fusha për të hedhur vështrimin nga tribunat.

Eugenia de Martino

Bukuroshja argjentinase Eugenia është në lidhje me bashkatdhetarin dhe kampionin e tenisit Diego Schwartzman, që nga viti 2019. Ata u njohën përmes një miku të përbashkët në një klub tenisi dhe që atëherë janë të pandarë.

Eugenia është ambasadore e këpucëve të FILA-s në vendlindjen e saj, ndërsa modelon edhe rroba banje për markën e veshjeve Martina di Trento.

Sophia Thomalla

Modelja gjermane Sophia ka pasur një romancë edhe me ish-portierin e Liverpool, Loris Karius.

Megjithatë, tani ajo është e dashura e numrit 2 të botës, gjermanit Alexander Zverev që nga viti 2021.

Në vitin 2012, ajo pozoi nudo për revistën Playboy, ndërsa FHM dikur e votoi atë si gruan e tretë më të bukur në botë.

Morgan Riddle

Morgan është e dashura e amerikanit Taylor Fritz. Ata u takuan në vitin 2020, pasi u njohën nga aplikacioni “Raya”. Verën e kaluar, ajo ndriçoi Wimbledon me disa fustanella verore që të lënë pa frymë.

Ivana Nedved

Ivan është vajza e legjendës së Juventusit dhe Republikës Çeke, Pavel. Ajo e ndan kohën e saj mes Torinos dhe Floridës, ku banon ylli amerikan Sebastian Korda.

Ajo ishte duke brohoritur për të në Parma teksa ai fitoi titullin e tij të parë në Emilia-Romagna Open 2021.

Maria Gimenez

Maria mahnitëse është e dashura e sensacionit 20-vjeçar të Spanjës, Alcaraz. Nuk dihet se kur janë takuar, megjithëse thuhet se janë dashuruar që kur ishin adoleshent pasi që të dy vijnë nga Murcia.

Ajo është vetë një teniste e mprehtë dhe luan për Murcia Club de Tenis.

Një fanatike e fitnesit, Maria mburret me një trup mahnitës me bikini të cilin e shfaq me krenari në Instagram.

Nina Ghaibi

Bukuroshja Nina është me origjinë nga Kroacia. Ajo është një kalorëse dhe ka lidhje me kanadezin Felix Auger Aliassime, që nga viti 2021.

Nina tashmë do të dijë gjithçka për tenisin elitar. Kushërira e saj Ajla Tomljanovic është gjithashtu një lojtare profesioniste, kështu që Nina do të ketë dy yje për të suportuar në “French Open”.

Jelena Gjokoviq

Jelena së pari ra në sy të botës si modele.

Ajo tani është drejtoreshë e Fondacionit Novak Djokovic, një organizatë bamirëse që punon për fëmijët e paprivilegjuar.

E lindur në Beograd ajo flet shumë gjuhë të huaja dhe është një shkrimtare e mprehtë, si dhe nënë e dy fëmijëve Tara dhe Stefan.

Veronica Confalonieri

Veronica punon në “Sky Sport Italia” në departamentin e grafikës dhe është në një lidhje me Lorenzo Musetti.

Familja Confalonieri ka lidhje të vjetër me sportin e tenisit. Motra e saj menaxhon Gianluca Mager, i cili arriti të jetë i 62-ti në botë në vitin 2021. Nuk dihet shumë për mënyrën se si dyshja u takuan, por thuhet se ata filluan të takoheshin që nga viti i kaluar, pasi Musetti është ngjitur në renditje si vendi 18 i botës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi