Nëse ndonjëherë e kishit menduar që të konsumoni një darkë në hapësirë, ëndrra mund të realizohet teksa një restorant që rri pezull në hapësirë, i njohur si “Darka në qiell”, rikthehet në Lombardi.
Nga data 24 deri më 28 maj, restoranti i hapësirës do të ndalet në Dervio, bregu lindor i liqenit të Komos, për t’iu dhënë njerëzve mundësinë për të darkuar pranë reve dhe me një pamje mbresëlënëse.
Buzë liqenit piktoresk, restoranti do të ngrihet 50 metra nga toka.
Ai do t'u ofrojë klientëve të tij opsione të ndryshme për të zgjedhur: paradrekë, drekë, aperitiv ose darkë për të kombinuar shijet e traditës më të mirë të ushqimit dhe verës së zonës me pamjen që të lë me gojë hapur. (A2 Televizion)