“Maldivet e Evropës”, prestigjiozja “The Sun” artikull për bregdetin shqiptar

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 19:32 | Lifestyle

Prestigjiozja britanike “The Sun” i ka kushtuar Shqipërisë një artikull duke e quajtur “Maldivet e Europës”. Në artikull përshkruhen uji i kristaltë dhe pamja panoramike e perëndimit në Ksamil.

Mes të tjerash, në shkrimin e gjatë kushtuar plazheve shqiptare, përshkruhen standardet e larta të shërbimeve që vlerësohen nga turistët britanikë në vendin tonë si dhe komoditeti. 

“Për shumë njerëz, plazhet me rërën e bardhë dhe ujërat e kristalta bëjnë që të fusin në listat e tyre të dëshirave edhe Maldivet. Por të shkosh atje nuk është gjithmonë e lehtë.

Fluturimet janë të gjata dhe të shtrenjta, duke bërë që njerëzit të kërkojnë alternativa pranë vendit të tyre. Sidoqoftë, mamaja dhe tiktokerja e njohur në Britani, ‘The Travel Mum’ ka zbuluar sa lehtë është të shkosh diku me të njëjtën pamje që të ofrohet, por pa u larguar nga Europa.

Në një video, ajo shpjegon për ndjekësit si të shkojnë në Ksamil të Shqipërisë, vend të cilit i referohet si “Maldivet e Europës” dhe se çfarë mund të presin turistët nga aty. Pamjet e saj janë parë më shumë se 1 milion herë në TikTok me atë dhe familjen e saj që shijojnë plazhet ranore me ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit nga ballkoni i hotelit të tyre.

Për më tepër plazhi ishte shumë i qetë, që bënte që pushimet e saj të dukeshin shumë të paqta dhe relaksuese. Njerëzit janë impresionuar nga ajo çfarë kanë parë në video dhe thanë se do ta konsiderojnë ta vizitojnë vetë Ksamilin.

“Duket e mahnitshme”, shkroi dikush.

Një tjetër interesohej për vështirësitë për të shkuar aty. Në një video gruaja shpjegoi se në Shqipëri mund të shkosh shumë lehtë.

“Po dëgjonim shpesh për Maldivet e Europës kështu që vendosëm t’i shohim. Ka disa gjëra që bëmë për të ardhur këtu. Së pari prenotuam një fluturim për në Korfuz. Pas Korfuzit iu drejtuam portit dhe morëm një traget për në Sarandë, Shqipëri. Më pas prenotuam një makinë që mund të shkonim deri në destinacionin tonë final në Ksamil”, tha ajo.

Tiktokerja shprehet se edhe prenotimi i resortit ishte shumë i lehtë.

“Kemi prenotuar një apartament me dy dhoma gjumi për vetëm 190 Paund për 6 net. Është një kohë e mirë për të shijuar plazhet e bukura, por edhe të eksplorojmë disa vende këtu pranë. Harxhuam vetëm 5 Dollarë në supermarket për t’u ushqyer 5 persona. Jemi në dashuri me Shqipërinë”, shprehej ajo.

Për ata që nuk duan që të shkojnë me traget nga Korfuzi, ‘The Sun’ sqaron se është një rrugë më e lehtë për të shkuar në Ksamil nga Mbretëria e Bashkuar, duke folur për linjat direkte ajrore me Shqipërinë. Linjat direkte lidhin Shqipërinë me Londrën, Manchester-in, Birmingham-n, Bristol-in dhe Neëcastle-in. Ky vendpushimi i panjohur është vetëm 3 orë larg Mbretërisë së Bashkuar.”  

ARTIKULLI I PLOTË I "THE SUN"

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani