Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Zbulohet manuali sekret i seksit që u mbajt i fshehtë për 250 vjet

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 11:37 | Aktualitet

Një manual seksi, i ndaluar për gati 250 vjet për shkak të këshillave të tij dhe referencave ndaj kafshëve, është shfaqur për herë të parë për publikun.

Libri i ilustruar në periudhën e Mbretit George, i botuar në vitin 1720, ishte i ndaluar deri në vitet 1960.

E titulluar "Kryevepra e Plotës Aristotelit”, vepra shfaq mes të tjerash shqetësimin e autorit për idenë e e panatyrshme të çiftimit të grave me kafshët, madje në të u përfshinë ilustrime të shumta të gdhendura në dru.

Një ndër këshillat e tjera që iu jepet lexuesve sugjeron se imagjinata gjatë seksit ndikon në atë se si do të duken fëmijët tuaj. Gratë inkurajohen t'i shohin në sy burrat e tyre, në mënyrë që fëmijët e tyre t'u ngjajnë atyre dhe të mos e mbajnë mendjen në vend tjetër.

Dieta dhe astrologjia analizohen për të ndihmuar çiftet të përcaktojnë nëse do të kenë djalë apo vajzë. Dhe sigurisht, martesa konsiderohet jetike për të gjitha çiftet.

Libri thotë se: "Pa dyshim, bashkimi i zemrave në martesën e shenjtë është nga të gjitha kushtet më të lumtura sepse atëherë një njeri ka një vetë të dytë me të cilin mundet të zbërthejë mendimet, si dhe të ketë një shok “të ëmbël”.

Ai gjithashtu ofron këshilla seksi për të dyja gjinitë me qëllim “gjallërimin e dëshirave” gjatë aktit.

Jim Spencer, vlerësues i librave dhe dorëshkrimeve në Derbyshire shpjegon se "Edicioni i parë i këtij libri u botua në 1684 dhe u ndalua deri në vitet 1960. Kjo për disa arsye. Për shembull, ai përfshin ilustrime të "përbindëshave" që lindin nga kryqëzimet e panatyrshme të grave me kafshët”

Meshkujt, në këtë libër këshillohen të hanë mish të bollshëm për spermën. Një listë e gjatë e ushqimeve të rekomanduara për të ndihmuar funksionin seksual të meshkujve përfshin vezët, harabela, zogjtë, mëllenjat, thëllëzat, majdanoz, xhenxhefili dhe rrepat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani