Zbulohet skema e mashtrimit me sigurimet shoqërore

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 10:24 | Aktualitet
Zbulohet skema e mashtrimit me sigurimet shoqërore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zbuloi një skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore të punonjësve të biznesit fason, mes të cilëve edhe shtetas italianë.

Bëhet fjalë për shoqëri, që operojnë në sektorin fason, e që hapin dhe mbyllin NIPT-e, transferojnë aktivitetin nga një emër në tjetrin me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe mospagesën e sigurimeve shoqërore ndaj punëmarrësve.

“Administrata Tatimore ka zbuluar një skemë mashtrimi me Sigurimet Shoqërore. Subjekte të ndryshme, që operojnë në sektorin Fason, të lidhura me njëra tjetrën kanë përdorur skemën e hapjes dhe mbylljes së NIPT-ve, kalimin e biznesit nga një emër në një tjetër me qëllim shmangien e pagesës së Sigurimeve Shoqërore për punonjësit e tyre.

Në subjektet e identifikuara nga Administrata Tatimore janë konstatuar individë me shtetësi shqiptare dhe italiane, që ushtrojnë aktivitete ekonomike në disa qytete të Shqipërisë, të cilët kanë transferuar aktivitetin e tyre nga një emër në një emër tjetër si palë të lidhura, me qëllim shmangien e mundësisë së Administratës Tatimore për mbledhjen e detyrimeve të punonjësve të tyre”, thonë Tatimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos