Zhbllokohet ndeshja në Tel-Aviv, Kosova kalon në epërsi

Nga A2 CNN
25 Mars 2023, 18:47 | Futboll
Zhbllokohet ndeshja në Tel-Aviv, Kosova kalon në epërsi

Kosova ka ndëshkuar Izraelin duke zhbllokuar rezultatin në Bloomfield Stadium të Tel-Aviv. 

Një gabim në mbrojtjen e Izraelit ka bërë që Muriqi të fitojë topin dhe ta pasojë te Rashica, i cili tentoi ta kthente topin në zonë, por ai devijohet nga Eli Dasa në portën e tij.

Kosova në epërsi prej 1-0.

Kujtojmë se të shtunën ka nisur rrugëtimi kualifikues i Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Evropian që zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani.

Dardanët po përballen me Izraelin në Tel Aviv.Përveç izraelitëve, Kosova gjendet në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos