Zjarr në shtëpinë e pushimit në Francë, 9 viktima dhe 2 të zhdukur

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 11:37 | Bota

Nëntë vetë janë konfirmuar të vdekur dhe 2 të tjerë rezultojnë të humbur pas një zjarri që përfshiu një shtëpi pushimi për persona me aftësi të kufizuara në lindje të Francës.

Gati 80 zjarrfikës u mobilizuan për shuarjen e flakëve në Vicenhajm, në kufi me Gjermaninë, pasi shërbimet e emergjencës u sinjalizuan në orët e parë të së mërkurës.

17 persona u evakuan nga ndërtesa, ndërsa 9 trupa u gjetën në vendin e ngjarjes. Kërkimet po vijojnë për dy persona të tjerë, të cilët gjithashtu po konsiderohen të vdekur.

Sipas raportimeve, zjarri besohet të ketë nisur në një pronë që përdorej nga një organizatë që ndihmonte të rinjtë me aftësitë kufizuara.

Në një deklaratë, autoritetet lokale thanë se viktimat ishin pjesë e një grupi nga Nancy, po ashtu në lindje të Francës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos