14 maji, Sherefedin Shehu: Njerëzit e kërcënuar nga partia votojnë partinë në pushtet

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 21:23 | Ekonomi
14 maji, Sherefedin Shehu: Njerëzit e kërcënuar nga partia

Pas zgjedhjeve të 14 majit, ku kemi edhe fituesit që do të drejtojnë 61 bashkitë për katër vitet e ardhshme, pyetja që shtrohet natyrshëm është se çfarë ndryshon për qytetarët? Ndryshe nga vitit 2019, ku thuajse i gjithë pushteti vendor administrohej nga socialistët, pas zgjedhjeve të së dielës kemi shtatë bashki që do të drejtohen nga lokacioni “Bashkë fitojmë”. 

Sherefedin Shehu, ekspert për ekonominë, u shpreh në A2 Business se njerëzit e kërcënuar nga partia votojnë partinë në pushtet.

“Njerëzit e kërcënuar nga partia votojnë partinë në pushtet. Natyrisht që tregoi edhe një trend që është vërtetuar nga regjimet komuniste, i tillë po bëhet edhe i joni. Ne kemi ardhur në standardin që kishim para vitit 1990.

Një pjesë e shqiptarëve kanë vendosur të largohen nga Shqipëria dhe një pjesë kanë vendosur të qëndrojnë këtu nën kontrollin e qeverisë.

Kishim votime dhe nuk kishim zgjedhje edhe për faktin se nuk u votuan alternativat, por partia në pushtet nëpërmjet mekanizmave të indimidimit, të presionit dhe në fund edhe të përdorimit të varfërisë”, u shpreh Shehu.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi