Gjatë një ndeshje miqësore në Valenciennes, dyshja nga Kosova e Stade de Reims, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha ranë pre e hajdutëve.
Në pasditen e të mërkurës (2 gusht), Valon Berisha dhe Arbër Zeneli luajtën një miqësore në Valenciennes me skuadrën e tyre Stade de Reims.
Gjatë kohës sa yjet e Kosovës ishin në ndeshje, disa hajdutë e shfrytëzuan këtë avantazh për të mësyrë shtëpinë e tyre, pasi Zeneli e Berisha bashkëjetojnë.
Sipas prokurorit të Reims, Ludovic Andre, hajdutët morën dy çanta Louis Vuitton dhe shtatë orë Rolex, të cilat së bashku e prekin shumën e 350 mijë eurove. (A2 Televizion)